Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Shërbimin Emergjent Mjekësorë janë në procesin e përgatitje së Modulit Nacional për fikjen e zjarreve të hapura GFFF
Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Shërbimin Emergjent Mjekësorë janë në procesin e përgatitje së Modulit Nacional për fikjen e zjarreve të hapura GFFF

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe Shërbimin Emergjent Mjekësorë janë në procesin e përgatitje së Modulit Nacional për fikjen e zjarreve të hapura GFFF

Krijuar në datën 01/25/2024
Prishtinë

Datë. 24 Janar 2024

Në vazhdën e përgatitjeve për zbatimin e ushtrimit rajonal I cili planifikohet të realizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të programit IPA FF, Moduli Nacional për luftimin e zjarreve në sipërfaqe të hapura i njohur si GFFF nga datë 21 Janar deri me datë 25 Janar 2024, janë në Trajnimin Operacional, I cili zbatohet në rajonin e Prizrenit , ndërsa mbështetet nga Komisioni Evropian – Mekanizmi I Mbrojtjes Civile Evropiane.

Në ditën e tretë të zhvillimeve parapërgatitore të modulit, me vizitën e tyre ngjarjen nderuan edhe drejtuesit kryesor në nivel Lokal dhe Qendrorë, z. Shaqir Totaj , Kryetar I Komunës së Prizrenit I shoqëruar me staf nga drejtoria përkatëse, dhe , z. Shefki Abdullahu, Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB, në kujdesin e të cilit edhe është iniciuar dhe zhvilluar ky program në nivel rajonal.

Në ditën e vizitës zhvillimeve të përgatitjes së modulit, përgjegjësit kryesor të dy niveleve –Komunal dhe të Agjencisë Menaxhimit Emergjent, të pranishmeve ju drejtuan me një fjalë rasti, ku përcollën mesazhin unik për vazhdimin e përkrahjes dhe inkurajimit drejte arritjeve dhe sukseseve te modulit në përfaqësimin e shtetit dhe institucioneve me punë dhe përkushtim të zellshëm. Gjithashtu, me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe udhëheqësi I ekipit ndërkombëtar Përgjegjës për zbatimin e përgatitjeve të arritur nga shteti Slloveni, z. Shkrilj I cili ju falënderua vendit pritës, institucioneve lokale dhe qendrorë, gjithashtu edhe ekipit I cili dëshmoi përgjegjësi dhe seriozitet shembullorë në vijimin e të gjitha përgatitjeve drejte ngritjes dhe forcimit te kapacitetit për reagim, qoftë në nivel vendi, po ashtu edhe në raste kur kërkohet ndihme nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Evropian.

Programi IPA FF është kujdesur të pajisë dhe trajnojë pjesëtarët e modulit GFFF, vlera e pajisjeve të pranuar në formë donacioni kap vlerën e përafërt me 86 mijë Eurove, ndërsa kostot shoqëruese gjithashtu janë mbuluar nga programi nga fillimi viti 2020.

Aktiviteti do të përmbyllet me datë 25 Janar 2024, ndërsa projekti IPA FF do të përfundoje me ushtrimin e planifikuar rajonal, i cili do te mbledhë modulet nga 7 shtete partnere ne programin IPA FF në mesin e muajit Mars 2024.